E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vrau kambistin 4 muaj më parë, vetëvaret në qeli 55 vjeçari

/>Vetëvaret me çarçaf në dhomat e paraburgimit një i akuzuar për vrasje. 55- vjeçari Bashkim Muçka, që ekzekutoi shokun e tij kambist 4 muaj më parë, ka vendosur ti japë fund jetës në mënyrë dramatike në dhomat e izolimit të burgut të ri të Drenovës në rrethin e Korçës. Ngjarja ka vënë në alarm policinë e burgut, ndërkohë që viktima prej gati një jave gjendej në një grevë urie, kjo edhe si rezultat i gjendjes së tij të rënduar psikike pas krimit të rëndë. Vetëvarja ka ndodhur në një nga qelitë ku ishte vendosur nga muaji tetor shtetasi Bashkim Muçka nga Pogradeci, i akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim. Ai qëndronte i vetëm në një qeli, teksa ka vendosur të vdesë duk përdorur çarçafin me të cilin flinte. Ka qenë një nga gardianët e burgut të populluar vetëm një muaj më parë, i cili ka parë skenën e tmerrit, ndërsa pas këtij momenti është rritur shkalla e gatishmërisë në këtë burg. Ngjarja, sipas burimeve zyrtare të policisë së Korçës ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, ndërsa viktima mendohet të ketë vdekur disa orë më parë se të zbulohej nga një roje i shërbimit. Nuk dihen më shumë rrethana nga ky vendim që ka çuar 55- vjeçarin drejt vdekjes, ndërsa edhe greva e tij e urisë për gati një jave është mbajtur e fshehtë nga autoritet e burgut të Drenovës. Ata nuk japin më shumë të dhëna se përse i paraburgosuri kishte refuzuar të merrte ushqimin, ndërsa asnjë drejtues nuk kishte marrë ndonjë takim të posaçëm me të për këtë arsye. Bashkim Muçka, 55- vjeçari që bëri të dridhet qytetin e Pogradecit, masakroi me çekiç dhe me një shufër hekuri shokun e tij të ngushtë, Beqir Bashën, duke e ekzekutuar në kuzhinën e shtëpisë. Ngjarja, e cila ka ndodhur në një pallat 5 katësh në lagjen 4 të Pogradecit, është regjistruar në 5 tetor të vitit të kaluar. Muçka, sipas versionit të policisë ka thirrur në shtëpi shokun e tij të dikurshëm në ushtri njëherësh kampist, për të shkëmbyer 5 mijë euro që djali i kishte dërguar nga Italia. Ai ka treguar se e ka thirrur në banesë viktimën Basha, pasi kanë pirë nga një kafe jashtë. Më pas, ata kanë pirë së bashku raki, e cila ka nxitur dhe krimin. Pasi viktima e sharë për bashkëshorten, autori i vrasjes e ka ekzekutuar atë me çekiç duke i marrë jetën për të kuptuar dhe kohërat kur punonim bashkë. Autori, i cili qëndronte duke qarë me duar të lyera me gjak në divanin e kuzhinës, është gjetur nga bashkëshortja kur viktima ishte përtokë në të njëjtin ambient. Ai nuk ka mundur ti thotë gjë të shoqes, veçse disa momente para se ajo të hynte në shtëpi, ka hedhur nga dritarja e banesës së tij mjetet e vrasjes makabre, të cilat janë sekuestruar më pas nga policia në cilësinë e provës materiale. Madje policia ka gjetur në tavolinë dhe një shishe raki gati në fund të saj dhe dy gota me të cilat i kishin konsumuar viktima dhe autori i vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›