Bashkia e Fierit, 15 mijë euro për ndriçimin e qytetit
/>Konsumi i energjisë elektrike për ndriçimin publik të qytetit të Fierit i ka kushtuar bashkisë për vitin e kaluar një kosto financiare prej 15 milion lekësh të reja. Sipas drejtuesit të ndërmarrjes komunale Edmond Leka, ky fakt ka qenë edhe faktori kryesor për reduktimin e investimeve në ndriçimin e rrugëve e veçanërisht në ato të periferisë së qytetit .
"Që të kesh ndriçim publik, duhet të kesh edhe shumë fonde për të shlyer konsumin e energjisë elektrike. Për vitin 2008, Bashkia Fier është detyruar që të investojë rreth 15 milion lek te reja. Ne mundohemi që si ndërmarrje dhe të kemi ndriçim publik dhe të kemi mundësi për ta shlyer. Kjo është një nga prioritetet tona. Në krahasim me vitin e kaluar kjo shifër ka qenë më e madhe, çka tregon se është përmirësuar ndriçimi publik edhe në rrugët dytësore, ka bërë të ditur Leka, sipas të cilit për vitin 2009 ne do të rrisim mundësitë që të kemi një ndriçim publik të plotë edhe në lagjet periferike, kuptohet kjo me fondin për të kaluar në ndërmarrjen tonë. Ndërkaq, Leka ka shtuar se fatura e konsumit të energjisë elektrike për ndriçimin publik shpesh ka vendosur përballë ankesave dhe kundërshtimeve ndërmarrjen komunale me operatorin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike të qarkut Fier, e cila ka vendosur fatura afrofe për ndriçimin publik, por që ende nuk janë zgjidhur. Megjithatë në vazhdimësi projektet e Bashkisë Fier për rikonstruksionin e rrugëve është shoqëruar edhe me vendosjen e ndriçimit në to.