Topi për dosjet: Më akuzojnë ata që kishin lidhje me regjimin

/>Presidenti reagon për dekoratën që i dha një prokurori. Paralajmërohet mosdekretimi i ligjit. Të persekutuarit, takim me Topin: "Janë përjashtuar sekretarët e partisë"
Presidenti Topi paralajmëron kthimin e ligjit të dosjeve sërish në Kuvend. Megjithëse ai është shprehur vazhdimisht pro hapjes së dosjeve, arsyeja e kthimit të ligjit do të jetë Kushtetuta, për të cilën është roje dhe garant. Së fundi mësohet se ka edhe kundërshtime për kufizimin e kategorive të përfshira në këtë ligj si dhe përdorimin politik të tij. Dje në takimin me shoqatat e të persekutuarve, Topi ka marrë ankesa për mospërfshirjen në ligj të disa kategorive funksionesh të regjimit komunist.
Të persekutuarit: Të përfshihen sekretarët e partisë
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti dje në zyrën e tij drejtuesit e Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë: Kryetarin e Shoqatës, z. Adem Allçi, Sekretarin e Përgjithshëm, z. Besim Ndregjoni dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar i Shoqatës Antikomuniste të Shqipërisë, z.Tomor Aliko.
Drejtuesit e dy Shoqatave falenderuan Kreun e shtetit për pritjen që u rezervoi dhe shprehën mbështetjen për punën e Presidentit Topi në mbrojtje të shtresës së tyre.
Bashkëbiseduesit i paraqitën Kryetarit të Shtetit qëndrimin e dy Shoqatave lidhur me ligjin për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve, që ka kaluar në Kuvendin e Shqipërisë. Ata shprehën rezervat e tyre lidhur me nenin 4 të ligjit, i cili sipas tyre ka përjashtuar nga papajtueshmëritë e funksioneve publike kategori të tjera funksionarësh të lartë si ministrat, drejtuesit e institucioneve të tjera të larta politike apo shtetërore, sekretarët e partisë dhe zyrtarët e lartë të aparatit të Komitetit Qendror.
Drejtuesit e dy Shoqatave u shprehën për nevojën e zgjerimit të hapësirës së ligjit për pastërtinë e figurës së funksionarëve të administratës publike edhe për bashkëpunëtorët e agjenturave të huaja.
Presidenti Topi, pasi i dëgjoi me shumë vëmendje shqetësimet e drejtuesve të dy Shoqatave, i falenderoi për mendimet dhe i siguroi për mbështetjen dhe përkrahjen e Tij të plotë institucionale dhe njerëzore për këtë shtresë në drejtim të integrimit të saj në mbarë spektrin politik dhe shoqëror të vendit.
Topi flasin për dosjet ata që ishin të lidhur me regjimin
Presidenti Topi ka ftuar mediat më takimin me përfaqësuesit e pronarëve, ku është shprehur tërhorazi edhe për dosjet. "Është e njëjta histori: çështja e pronës, e tha bukur zoti Mulleti, është analoge me çështjen e dosjeve të lustracionit"-tha Topi duke bërë krahasimin mes dy çështjeve të ditës në politikë. Shumë njerëz, vazhdoi ai,- janë persekutuar gjatë regjimit komunist edhe për pronat e tyre dhe merr në konsideratë që ata, që kanë pasur më shumë prona janë persekutuar më shumë. I morën pronën, i futën në burg, i internuan, pra janë gjëra që lidhen, gjëra që lidhen në mënyrë reale, por edhe psikologjike. "Dhe akoma kjo psikologji vazhdon të projektohet faktkeqësisht edhe në vitin 2009, kur bëhet fjalë për interesa për prona, sepse dëgjojmë edhe fjalë që ata që kanë më shumë prona kanë mundësi që të bëjnë më shumë politikë. Që të bësh politikë, natyrisht kërkohet që të kesh një potencial ekonomik, kështu dëgjohen fjalët, nuk po them ndonjë gjë që nuk besoj ta keni dëgjuar edhe ju. Por gjëja më e papranueshme është kur deformohet realiteti, kur njerëz që njihen me gisht si zaptues pronash sjellin nën akuzë pikërisht njerëzit dhe kontigjentin e njerëzve, që janë më të ndershëm"-tha Topi. Presidenti gjen lidhje të ngushtë mes dosjeve dhe pronave. "Keni parë kur them që çështja e pronave shumë e ngjashme me çështjen e dosjeve të lustracionit. Njerëz, që mund të kenë qenë të lidhur në një mijë mënyra me regjimin, ngrihen dhe akuzojnë të tjerë që skanë pasur asnjëlloj lidhje me regjimin"- akuzoi Topi. Ai konstaton se ka mungesë morali në shoqëri. Si shembull sjell rastin e tij me maxorancën, në përplasjen për dosjet. "Gjashtë muaj është sulmuar Presidenti për çështjen e një dekorate, që skishte të bënte me vullnetin e Presidentit, një çështje totalisht sipërfaqësore, një dekorim totalisht i kthyer e i marrë në konsideratë për peshën e moralit kundrejt të përndjekurve politikë. Një procedurë e anuluar, e kthyer dhe sot fatmirësisht, edhe karshi kësaj çështjeje, jemi totalisht të pastër"-tha Topi duke risjellë në fokus momentin kur PD akuzoi presidentin se dekoron prokurorët e kohës së regjimit komunist.
Kështu që, vazhdoi presidenti, ambienti nuk duhet të intoksikohet, nuk duhet të inkiunohet, nuk duhet të ndotet. Shqipëria më shumë se kurrë, sot është në prag të sfidave shumë të rëndësishme. Ndërkaq Topi ka bërë apel për sensibilizim të mbarë shoqërisë. Edhe unë mendoj, tha ai,- që ju nuk duhet të ndaloni thjesht me takimin me Presidentin. Topi përsëriti qëndrimin se do të flasë nëpërmjet dekretit. "Presidenti do të bëjë punën e vet brenda linjave kushtetuese"-tha Topi. "Jemi këtu dhe të gjithë zgjohemi në mëngjes me një ndjeshmëri për të parë titujt e gazetave. Shikoni me kujdes, sepse aty projektohen interesat edhe politike edhe private! Është e papranueshme, që ky problem shumë i rëndësishëm mos të trajtohet në linjë të pastër e të sinqertë nga të gjithë njësoj dhe është akoma më e papranueshme, sepse jetojmë në Shqipëri dhe pozicioni të lejon të marrësh shumë informacione që njerëz, të cilët i kanë zgjatur shumë duart nëpër pronat shtetërore dhe pronat e të tjerëve, flasin për parimet dhe për legjitimitetin e pronës. Është e papranueshme, është paradoks i vërtetë"-kështu e ka përshkruar Topi situatën dhe paraqitjen mediatike të saj.
***************************************************
Presidenti dekreton disa ligje, jo atë të lustracionit
Dekretohen disa ligje , por jo ai lustracionit. Duket Topi do të presë edhe tri ditë , aq sa e parashikon afati maksimal ligjor, për të vendosur për draftin e maxhorancës për dosjet. Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi të hënën shpalljen e disa ligjeve të miratuara nga Kuvendi në fund te sesionit parlamentar. Sipas një njoftimi nga Presidenca, Presidenti i Republikës dekretoi shpalljen e ligjit "Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë, të ligjit Për ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të OPEC-UT për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID) për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore, të ligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën për taksimin e mjeteve rrugore në transportin ndërkombëtar të mallrave etj.
*************************************************
Të përndjekurit politikë dakord me "20 shkurtin"
Shoqata e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë në Gjirokastër kërkoi sot nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, dekretimin e ligjit për hapjen e dosjeve për bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. "Kërkesa jonë nuk bëhet për hakmarrje, por ka në thelb, vendosjen e drejtësisë në vend", tha të hënën kryetari i kësaj shoqate për qarkun e Gjirokastrës, Izen Sejdia. Të përndjekurit politikë përshëndetën shpalljen e datës 20 shkurt, si dita kundër krimeve të komunizmit. Shoqata e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë në Gjirokastër, ka 1.500 anëtarë