E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse ZP-ja sulmon vetëm Lulzim Bashën?

12-07-2013 / Gazeta 55

Megafoni i Edi Ramës s’i ndal dot sulmet ndaj Lulzim Bashës, duke e identifikuar atë si mishërimin e frontit të ri opozitar. Sulmet ndaj tij janë një konstante që ka nisur prej 2005-s, kur ai triumfoi në njërën nga zonat me prirje të majta në kryeqytet dhe s’u ndaluan më pas as me Rrugën e Kombit. Ato morën një shuplakë me triumfin e Bashës në bashkinë e kryeqytetit, prandaj propaganda e majtë e ka automatike sjelljen kundër ndaj liderit të ardhshëm të opozitës.


Vëzhgimi/Nëse ZP do niste një sulm ndaj kandidatit rival të Bashës, të gjithë do e lexonin dëshpërimin e propagandës së Ramës


Gazeta zyrtare e Partisë Socialiste, “Zëri i Popullit”  ka nisur një fushatë sulmesh të ashpra ndaj Lulzim Bashës, kandidat kryesor për kreun e Partisë Demokratike. Çdo ditë me një urrejtje të pabazë, “Zuska Plakë” siç e quan Edi Rama Zërin e Popullit tek libri “Refleksione” nxjerr në faqen e parë shpifje të ulta kundrejt kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha që i prishi furrikun e Bashkisë Edi Ramës. Kryeministri i ardhshëm Edi Rama nuk po përgatit të bëjë revansh ndaj administratës së sotme, por edhe ndaj opozitës së nesërme. Edi Rama urdhëron gazetën zyrtare të Partisë Socialiste, “Zëri i Popullit”, organ qendror i Partisë Komuniste, që ka 70 vite që mashtron shqiptarët me demaskimet e saj, të sulmojë një politikan të profilit të lartë që po i shkëlqen karriera politike. Gjatë regjimit komunist Enver Hoxha përpara se të sajonte “grupet armiqësore”  shqetësohej edhe për “etiketimet” dhe  damkat që do të përndiqni në të gjallë dhe në të vdekur “kundërshtarët e brendshëm” dhe sidomos ata të jashtëm. E njëjta logjikë vijon  të jetë e pranishme në opinionin publik, ku pasardhësit e Partisë Komuniste dhe pinjollët e saj bllokmenë përdorin sërish “Zërin e Popullit” të demaskojë armiqtë e Partisë.  Kësaj radhe të Partisë Socialiste. Padyshim Edi Rama ndjen rrezikun në palcë me Lulzim Bashën si kryeopozitar, pasi “ylli i tij është në ngjitje”, sipas një definicionit të përkryer të Ambasadorit amerikan Arvizu, për merita të rritjes së profilit të intelektualit të PD, me projekte të realizuara si Rruga e Kombit dhe liberalizim të vizave, për reformat në një dekomunistizim dhe lidership në të djathtë, që kulmoi me fitoren e bashkisë së Tiranës. Po të nisin të sulmojnë tani kandidatin rival, do të merret vesh nga kushdo, se kjo është një strategji që s’funksionon më.  Edi Rama po ushqen me sms urdhëruese një media partiake që hedh baltë ndaj kundërshtarëve politikë. Edi Rama është i pabesë sepse nuk e mban fjalën e thënë. Në të ashtuquajtur fjalim të fitores, Edi Rama deklaroi se me opozitën do të ketë një marrëdhënie etike normale pa sharje dhe fyerje, por ja që zakonin e sharjes dhe fyerjes e nxjerr nëpërmjet “Zërit të Popullit” që shan kandidatin rival përpara se të jetë kreu i opozitës, me fitoren e zgjedhjeve të brendshme, me të gjitha funksionet opozitare. Sido që të jetë, një gjë është e sigurt: Edi Rama e përdor për herë të fundit gojën e Zuskës Plakë, ZP-në, për të mallkuar rivalin politik sepse ndjen në qenie e tij një frikë që s’mund t’ia heqë Lulzim Basha. Si ato plakat e këqija ku gëlbaza është produkti kryesor, edhe ZP-ja pështyn shpifje të dënueshme për kundërshtarin e shefit të tyre.  Por në fakt, Edi Rama përballjen e parë e ka me “vdekjen” siç thotë poshtë e lart dhe jo me gjurmën që kërkon të lejë në histori. Historia kërkon burra shteti dhe jo burracakë.    

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›