E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce zyra e Omonia-s perfshihet nga sherre te brendshme

Naum Disho kryetari ne largim i kesaj zyre nuk ka pranuar te dorezoje celesat dhe vulat kreu te ri Ligoraq Karamelos. Disho pretendon se eshte ai kryetari zyrtar dhe jo i zgjedhuri i ri.

Si kryetar i zgjedhur i organizates se ligjshme Omonia dua ti kujtoj Vangjel Dules se me vjen keq qe thote se nuk me njeh pasi ai ka qene edhe ne banesen time duke kerkuar mbeshtetje per PBDNJ-ne ne zgjedhjet e qershorit te vitit te shkuar eshte shprehur Disho.

Me tej ai akuzoi edhe komunen e Drenoves e cila mbajti nje qendrim kunder vendimit te kesaj organizate per te zgjeruar hapesirat e nje kryqi duke demtuar varrezat e vjetra te banoreve te zones se Boboshtices. Komuna nuk duhet te nderhyje ne ceshtjet e kishes pasi varrezat jane ne territorin e saj. Shtresa e cimentos e hedhur ne shkalle dhe ne rrugicen mes parcelave eshte nje pune qe nuk kerkon themele dhe per rrjedhoje nuk ka qene e nevojshme behen germime. Ajo qe duhet denuar eshte djegia e kurorave ka thene Disho.

Kryetar i ri i sapo zgjedhor Karamelo ka deklaruar se nuk kishte ndermend te nxirrte me force ish-kryetarin tashme nga zyrat e organizates dhe se zgjidhja do te ishte institucionalisht.

2010-11-14 1013

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›