E Diel, 1 Nëntor 2026

PE Thomsen Kriza politike ndikim negativ per integrimin

Gjate nje takimi me deputeten e Partise Socialiste Valentina Leskaj ajo ka shprehur shqetesimin e sa per situaten aktuale ne sferen politike dhe ndikimin jo pozitiv qe sjell ne rrugen e Shqiperise drejt BE-se.

Ajo theksoi se vetem palet ne Shqiperi mund ta zgjidhin kete krize dhe se institucionet evropiane jane te gatshem te ofrojne gjithe ndihmen e mundshme por dialogu midis dy forcave duhet te filloje sa me shpejt.

Nderkohe deputetja Leskaj ka theksuar se maxhoranca behet pengese per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Opozita i ka ofruar disa here alternativa dhe zgjidhje per te dale nga kjo krize alternativa te cilat gjithmone jane rrezuar nga maxhoranca theksoi Leskaj gjate takimit kur pervec eurodeputetes ishin te pranishem edhe sekretari i European Movement International Diogo Pinto Presidenti i European Movement Danimarke Erik Boel te shoqeruar nga Gledis Gjipali Drejtues i European Movement Albania.

Diskutimi u orientua mbi zhvillimet e fundit ne vendin tone mbi procesin e integrimit europian dhe vecanerisht tek procesi i liberalizimit te vizave dhe mbi Opinionin e Komisionit Evropian mbi aplikimin per anetaresim. Leskaj theksoi rendesine qe ka ky integrimi europian per vendin si dhe pengesen e cila vjen si pasoje e situates politike te krijuar ne vend per shkak te mungeses se vullnetit nga ana e maxhorances. Opozita i ka ofruar disa here alternativa dhe zgjidhje per te dale nga kjo krize alternativa te cilat gjithmone jane rrezuar nga mazhoranca theksoi Leskaj.

Sekretar i Pergjithshem i European Movement International EMI u fokusua ne misionin e EMI-t ne procesin e zgjerimit te BE-se dhe mbeshtetjen qe kjo organizate e rendesishme eshte e gatshme te ofroje per Shqiperine. Pasi u njoh me eksperiencen dhe kontributin ne lidhje me shoqerine civile Z. Pinto ftoi Znj. Leskaj ne Kongresin qe do mbahet ne Stamboll ne fillimi te vitit 2011 i cili i dedikohet bashkepunimit e dialogut midis qeverive dhe shoqerise civile ne vendet te cilat synojne anetaresimin ne BE.

2010-11-14 1129

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›