Barnat PS pyetje Vasilit Pergjigju per tenderat qe fitoi Megapharma

TIRAN- Partia Socialiste i eshte rikthyer serish problemit te monopolist ne tregun e barnave duke i drejtuar pyetje direkte kreut te Shendetesise Petrit Vasilit. Deputeti Eduard Shalsi ka kerkuar nga ministri te pergjigjet per kompanine farmaceutike Megapharma dhe te sqaroje arsyet e fitimit te tenderave me shuma te medha parash nga kjo kompani.
Cfare di Z. Vasili per kete kompani Si eshte e mundur qe gjate vitit 2010 pra gjate kohes qe Petrit Vasili mban postin e Ministrit te Shendetesise kjo kompani ka fituar nje numer shume te madh tenderash Cfare e ben te vecante kete kompani qe shumefishon xhiron pasi Petrit Vasili behet minister- tha Shalsi gjate nje deklarate per mediat mbajtur sot nga selia e PS-se.
Shalsi ka kerkuar nga Vasili qe kesaj here te mos fshihet pas zedhenesesh drejtoresh te kapur mat apo edhe pas kryetarit te tij te partise por te gjeje kurajon dhe te ballafaqohet vete me keto pyetje sepse asnje nga avoketerit e tij nuk do te mund ta shpetoje nga pergjegjesia e disa te vertetave te hidhura.
Ne nje reagim te disa diteve me pare opozita beripergjegjese per situaten e krijuar kreun e Shendetesise Petrit Vasilin nga i cili kane pritur pergjigje por deri me sot ai nuk ka dhene asnje sqarim lidhur me pyetjet e ngritura.
Deputeti i PS-se Eltar Deda gjate nje deklarate per mediat ka theksuar se Paaftesia e Petrit Vasilit ka sjelle qe shendetesia ne te gjithe sektoret e saj te rezultoje e deshtuar.
Sipas Dedes politikat e Vasilit ne drejtim te tregut farmaceutik kane sjelle qe ky sektor te bjere ne doren e mafias se ilaceve e cila sjell perfitime vetem te interesave te tyre dhe jo rritje se cilesise se sherbimit shendetesor ndaj komunitetit.
Si eshte e mundur z. minister qe cmimet ne tregun shqiptar jane dy deri ne tre fish me te shtrenjta se tregu rajonal Si eshte e mundur z.minister qe cmimet e barnave spitalore te dhena nga ana juaj me lejet e importit jane deri ne gjasht fish me te shtrenjta- pyet Deda ne emer te PS-se.
Me poshte keni shembujt e dhene prej tij per cmimet e medikamenteve ne Shqiperi krahasur me tregun rajonal.
Nje pako Auline me 30 bustina ne tregun tone kushton 1266 leke. Ne tregun rajonal po i njejti medikament me po te njejten sasi kushton 4.3 euro pra 2.5 here me e shtrenjte.
Oki 4.3euro ne tregun rajonal 1200 leke te reja ne tregun tone. 2.5 euro me e shtrenjte.
Artrosileni amp 4.8 euro ne tregun rajonal te ne 960 leke. 2 here me e shtrenjte.
Algofren shirup per femijet ne rajon kushton 1.9 euro 480 leke ne tregun shqiptare 2.5 here me e shtrenjte.
Per te mos folur pastaj medikamente te cilat zoti minister i ka dhene me leje importi qe jane 5 fish me te shtrenjta. Sic eshte Trikace me 1430 lek ne tregun vendas nga 2.5 euro qe eshte ne tregun rajonal.
Partia Socialiste i ka kerkuar ministrit te Shendetesise Petrit Vasili te jape pergjigje per listen e barnave spitalore dhe per kompanine qe favorizohet ne furnizimin e QSUT-se me ilace te cilat nuk jane pjese e listes se rumbursuehsme.
Gjate nje komunikimi per mediat deputeti Eduard Shalsi ka theksuar se jane shume shqetesuese mungesa e transparences per Listen e ilaceve spitalore dhe fitimi I jashtezakonshem i nje kompanie farmaceutike.
Qendra Spitalore Universitare Tirana dhe disa spitale te tjera u urdheruan te blinin ne menyre te drejtperdrejt ilacet e nje kompanie ilace te cilat nuk u futen ne listen e rimbursimit. Cila eshte kjo kompani fare e ben te vecante- tha Shalsi duke i kerkuar ministrit Vasili te pergjigjet nese ka dijeni per kete kompani qe ka fituar nje numer te jashtezakonshem tenderash ne QSUT dhe ne te gjithe rrjetin spitalor Sipas tij Vasili duhet te sqaroje edhe cfare lidhje ka midis pergjegjesit te ri te farmacise spitalore ne QSUT dhe kesaj firme.
Transparence International Albania ne nje raport te fundit per shendetesine ne vendin tone mberrin ne konkluzionin se gjendja eshte me keq se ne komunizem.
Ne spital mungon informacioni dhe transparenca dhe vlereson situaten ne sistemin shendetesor me keq se ne komunizem- konstaton TIA duke dhene alarmin edhe per djegien e mbetjeve spitalore ne afersi te spitalit.