E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi Vasili favorizon kompanine e drejtorit te tij

Deputeti i opozites Eduart Shalsi u shpreh se situata ne spitale eshte e mjerueshme duke permendur ketu mungesen e ilaceve.

Ai akuzoi ministrin Petrit Vasili per favorizim te nje kompanie per tregtimin e ilaceve ne vend.

Gjate vitit 2010 eshte nje kompani e cila dominon tregun e ilaceve. Ka fituar me dhjetera tendera ne QSUT dhe neper spitalet e Shqiperise qe nga ai i Shkodres e deri tek ai i Sarandes. Kompania quhet MEGAPHARMA. Eshte shoqeri me pergjegjesi te kufizuar me seli ne Tirane theksoi Shalsi. Ai iu drejtues Vasilit qe te jape pergjigje per lidhjet me kete kompani.

E dime se jane pyetje jo te lehta per tu pergjigjur. I sugjerojme Z. Vasili qe kesaj here te mos fshihet pas zedhenesesh drejtoresh te kapur mat apo edhe pas kryetarit te tij te partise por te gjeje kurajen dhe te ballafaqohet vete me keto pyetje sepse asnje nga avoketerit e tij nuk do te mund ta shpetoje nga pergjegjesia e disa te vertetave te hidhura vijoi ai.

2010-11-14 1548

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›