E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kordinatorja e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Tiranë, Znj. Gulden, Turkoz Cosslet takon kreun e qeverisë

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Kordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Tiranë, Znj. Gulden, Turkoz Cosslet, ku u diskutua mbi ecurinë e  Programit “Një OKB”, ne të cilin Shqipëria u përzgjodh një nga 8 vendet pilote, në janar të vitit 2007. Kryeministri Berisha vlerësoi ecurinë e këtij programi dhe përmendi disa nga arritjet në fusha të rëndësishme si, ngritja e sistemit të Tekonologjisë dhe Informacionit, projekti Brain Gain, mbështetja e sektorit të Arsimit dhe informatizimit të shkollave, si dhe për projektet e Zhvillimit  Rajonal, Ekonomik dhe nxitjes së punësimit. Znj. Gulden i shprehu Kryeministrit falënderimet për angazhimin e tij personal dhe të qeverisë së tij, në zbatimin e sukseshëm të programit, si dhe theksoi se Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin prioritetet e Qeverisë dhe reformat për integrimin europian të vendit. Kryeministri ritheksoi se prioritet madhor i Qeverisë që ai drejton, për katër vitet e ardhshme, është dixhitalizimi dhe këtu kërkoi ndihmën financiare dhe ekspertizën e Agjencive të Kombeve të Bashkuara.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›