Kosovë, ENEMO do të vëzhgojë zgjedhjet e 15 nëntorit
PRISHTINE- Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Hans Dieter Shtajnbah dhe Sekretari i Përgjithshëm i Rrjetit Evropian të Organizatave Monitoruese të Zgjedhjeve /ENEMO/ Konstantin Marza, nënshkruan dje një marrëveshje, e cila i mundëson ENEMO-s një vëzhgim efektiv të zgjedhjeve komunale që do të zhvillohen me 15 nëntor në Kosovë.
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë përmes një njoftimi për media bëri të ditur se për këtë projekt Gjermania nga mjetet e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore ka ndarë mbi 146 mijë euro.
ENEMO është një grup prej 17 organizatave joqeveritare nga 16 vende të ish-Bashkimit Sovjetik, Evropës Qendrore dhe Lindore. Këto organizata kanë vëzhguar më shumë se 100 zgjedhje dhe kanë aftësuar 200 mijë vëzhgues të zgjedhjeve.
(s.g/rtk/BalkanWeb)