Kore e Veriut ekzekutohen gjeneralet
Në fund të muajit dhjetor, pamjet e zisë masive në funeralin e Liderit të dashur bënë xhiron e botës. Televizioni shtetëror i Koresë së veriut kishte shpërndarë pamjet e marra në kryeqytetin Penjan, ku shiheshin me dhjetëra mijëra persona të rreshtuar nëpër rrugë dhe që vajtonin vdekjen e diktatorit Kim Jong-il. Shumë prej tyre ishin të dëshpëruar dhe rrihnin gjoksin, madje dhe gjunjëzoheshin para statujave të shumta të diktatorit. Nuk është e qartë nëse ato pamje të televizionit shtetëror ishin një inskenim i regjimit. Gjithësesi disa gjeneralë të cilët nuk kanë respektuar periudhën e zisë kombëtare e kanë paguar me jetë këtë shkelje. Për sa i përket mungesës së mëshirës, diktatori i ri Kim Jong-un, nuk mbetet prapa gjyshit dhe babait ët tij. Sipas të përditshmes koreano jugore, Kim ka dënuar mes të tjerëve dhe zv ministrin e mbrojtjes, i cili duke u dehur ka shkelur periudhën e zisë 100 ditore të vendosur nga regjimi. Në janar ai është vendosur para skuadrës së pushkatimit dhe duke urdhëruar që nga ai të mos mbetej asnjë gjurmë, është ekzekutuar me një mortajë. Por ai nuk është i vetmi ushtarak që e ka paguar me jetë mos respektimin e zisë. Zyratrë të tjerë të forcave të armatosura janë ekzekutuar gjithashtu. Vetëm gjatë këtij viti kanë qenë 14 funksionarët e lartë që janë vrarë ose zhdukur. Akuza ka qenë e njëjta, konsumimi i alkoolit. Por supozohet se lideri i ri ka gejtur një justifikim për të zhdukur kundërshtarët e tij të mundshëm brenda forcave të armatosura.