Aksident ne Elbasan plagosen tre persona
Aksident me pasojë plagosjen e tre shtetasve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Fikas në Qafë Krrabë. Automjeti furgon me targë SH 215 A me drejtues Andrea Pelivani me pasagjer Maksim Nasi 70 vjeç nga Tirana, përplaset me mjetin tip Volksvagen me targë TR 4668 L me drejtues Mahmut Mallahalli 70 vjec i cili udhëtonte me bashkëshorten B. Mallhalli. Cifti i bashkëshorteve dhe i moshuari Maksim Nasi që ndodhej në automjetin me targa të Shkodrës janë dërguar për në spital ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ekspertët. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por mendohet se moti me lagështi ka bërë që drejtuesit e automjeteve të humbin kontrollin e drejtimit të tyre. Policia ka ngritur akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor për të dy shoferët.