Ashton: Kompetenca më të gjëra në të gjitha fushat e politikës
E ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme, Catherine Ashton kërkon si drejtuese e shërbimit të ri diplomatik evropian kompetenca të gjera në të gjitha fushat e politikës.
Koncepti i saj i paraqitur në Bruksel për strukturën dhe kompetencat e shërbimit diplomatik parashikon ndër të tjera marrjen prej saj të "vendimeve strategjike" në planifikimin e politikës për zhvillim.
Kjo vlen edhe për planifikimin financiar dhe politikën e fqinjësisë me shtetet e tjera evropiane. Komisioni i BE-së sipas planeve të Ashtonit duhet të mbajë vetëm një pjesë të kompetencave të tij të deritanishme. Në parlamentin evropian propozimet e saj kanë ndeshur kritika të menjëhershme. Në Berlin ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, përshëndeti në parim propozimin, por deklaroi se nevojiten ende konsultime.