E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i BE-së Rompi do ta vizitoj Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompi, deklaroi sot se në muajin maj do të vizitoj vendet e Ballkanit Perëndimor.
Zoti Rompi tha në Bruksel se do t'i vizitoj "të shtatë ose tetë kryeqytetet e rajonit, në mënyrë që ta dërgoj mesazhin se, herët ose vonë, të gjithë kanë perspektivë evropiane".
Ai ka theksuar se i mbështet të gjitha takimet për bashkëpunim në rajon dhe shpreson se në të ardhmen, në to do të marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në konferencën e fundit rajonale në Slloveni, për shkak të pranisë së Kosovës, nuk mori pjesë presidenti i Serbisë. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm as zoti Rompi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›