E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea Jugore akuzon K. Veriore për fundosjen e luftanijes


Anija ushtarake koreano jugore Cheonan, që u mbyt në 26 mars të këtij viti, duke provokuar vdekjen e 46 personave të ekuipazhit të saj, është fundosur nga një silur, i lancuar me shumë gjasa nga një nëndetëse koreano veriore. Ky është konkluzioni në të cilin arriti komisioni i hetimit shumëkombësh, i ngritur posaçërisht për të hetuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor përbëhej nga ekspertë britanike, suedezë, amerikanë, australianë dhe koreano-jugorë.
Ndërkaq nga Tokio, kryeministri Yukio Hatoyama, e ka cilësuar si një "akt të pafalshëm'" fundosjen e anijes ushtarake ndërsa qëndrim të ashpër ka mbajtur edhe Uashingtoni. Korea Jugore zyrtarisht deklaroi së fundmi se ka prova të shumta se nëndetësja verikoreane ka qëlluar me silurë, që fundosën luftanijen jugkoreane në mars duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 40 marianrëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›