E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea e Veriut e gatshme per bisedime

Korea e Veriut u shpreh e hapur për të biseduar me fqinjët jugorë, në një deklaratë qeveritare të pasdites së sotme, raportuar prej shtypit ndërkombëtar.

Në një gjest të rrallë pajtues, Agjensia Shtetërore e Lajmeve, KCNA deklaroi se Peniani është i gatshëm të takojë “këdo, kudo dhe në çfarë do kohe”, ndërsa propozoi fundin e përbashkët të provokimeve.

Deklarata mbërriti pas vizitës së diplomatit amerikan Stephen Bosworth në rajon, për një raund të ri bisedimesh me udhëheqësit e të dy vendeve.  

Deklarata e shtetit komunist vjen si një lehtësim i madh për komunitetin ndërkombëtar, i shqetësuar nga përshkallëzimi i krizës që prej bombardimit të një ishulli dhe vrasjes së katër koreanojugorëve prej Penianit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›