E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dioksina alarm ne Gjermani

Rriten përmasat e alarmit të ushqimit me dioksinë në Gjermani. Pas zbulimit të substancës së rrezikshme në disa produkte ushqimore blegtorale, mbi 1000 ferma u mbyllën ndërkohe që më pas u zbulua se ishin shitur të pakten 3 mijë ton ushqime me dioksine për blegtorinë.

Megjithatë zyrtarët gjermanë këmbëngulin se niveli i dioksinës i gjetur në disa produkte nuk përbën kërcënim për njerëzit. Por për përpjekjet e tyre për të fashitur frikën nuk mjaftojnë. Problemi tashmë i ka kapërcyer kufijtë e Gjermanisë.

Nga verifikimet rezulton se rreth 136 mijë vezë me substancën e dëmshme kimike janë eksportuar në Holandë.

“Se si ndodhi ky kontaminim këtë do ta sqarojnë grupet hetimore që po merren me cështjen. Unë personalisht e konsideroj një vepër shumë të rëndë që nuk duhet të përsëritet kurrë më në të ardhmen”, deklaroi për mediat ministrja gjermane e konsumit, Ilse Aigner.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›