E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali shperthim ne ambasaden franceze

Një zëdhënës i Punëve të Jashtme Franceze informoi disa minuta më parë se një shpërthim ka tronditur ambasadën në Mali. Nuk ka ende informacion për të vrarë apo plagosur.

Christine Fages pranoi se ndonëse shpërthimi i pasdites në Bamako nuk është ende i qartë, nuk ka gjasa që të bëhet fjalë për një aksident.

Shteti i vendosur në Afrikën Perëndimore, dikur një koloni franceze, konsiderohet si një prej vendeve që i japin mbështetjen më të madhe Al-Qaeda dhe organizatave të tjera terroriste islamike.

Një grup bashkëpunëtor me Al-Qaeda rrëmbeu javë më parë pesë punëtorë francezë dhe dy të tjerë vendas që punonin në një minierë uraniumi pranë kufirit me Nigerin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›