SHBA Te hapur per dialog me Penianin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan Kinën se mbeten të hapur për një dialog me Korenë e Veriut, por Peniani nga ana e tij duhet të tregojë një qendrim konstruktiv.
Lajmi u njoftua nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit pas një takimi mes Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton dhe Ministrit të Jashtëm kinez, Yang Jiechi në Uashington.
Detaje të mëtejshme të bisedës mes dy palëve nuk janë bërë publike, por mediat amerikane shkruajnë se tematike kryesore ka qenë situata e tensionuar në Gadishullin Korean.