Korea e Veriut kërkon të rifillojë bisedimet për programin atomik
Korea e Veriut është treguar e gatshme për rifillimin e bisedimeve gjashtëpalëshe për programin e saj atomik. Në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Jashtme në Phenjan, bëhet e ditur se Korea e Veriut dëshiron që përmes zhvillimit të këtyre bisedimeve të arrijë marrëveshjen e paqes të bazuar në barazi.
Shteti komunist ka ndërprerë bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën, Rusinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut në prill të vitit 2009 pas një prove bërthamore.
Të premten Këshilli i Sigurimit dënoi fundosjen e një anije luftarake koreano-jugore, por nuk bëri drejtpërdrejt përgjegjës për këtë Korenë e Veriut.
Në fatkeqësinë e marsit 2010 humbën jetën 46 koreano-jugorë.