E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehatimi i Ballkanit (1)

Nga Morton Abramowitz dhe James Hooper
Perdja eshte gati te ngrihet ne aktin e radhes se diplomacise ballkanike: mendimi keshillues i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise (GJND), mbi ligjshmerine e pavaresise se Kosoves ne 2008, pritet te behet i ditur me vone kete vere. Mbeshtetja ne GJND ishte nje tentim mendjemprehte diplomatik i Beogradit per te blere me shume se dy vjet kohe me qellim te ngadalesimit te vrullit nderkombetar te njohjeve te Kosoves, dhe vendosjes ne ngrirje te thelle te kandidatures se saj per OKB.
Askush nuk e di cfare do te vendose Gjykata, mirepo:
-Ne qofte se mendimi e favorizon Kosoven, kjo do t’i sjelle shtetit te ri shtimin e numrit te njohjeve nga 69 sa eshte tash, nje numer i rendesishem, por ende i pamjaftueshem. Por, Kosova nuk do ta fitoje njohjen nga Serbia, as pranimin ne OKB per shkak te vetos ruse. As Serbia nuk do te heqe dore nga kerkesa e saj per pjesen veriore te Kosoves, te banuar kryesisht nga serbet. Kosoves do t’i permiresohet statusi i saj i pacaktuar.
-Ne qofte se mendimi eshte kunder Kosoves, shteti i brishte do ta mbaje pavaresine e tij, por do t’i humbase disa njohje bashke me shpresen per te hyre ne OKB ose BE. Kosova do te mbetet pacaktueshmeri edhe me te rrezikshme, gje qe do te krijoje mundesi per dhune serioze popullore kunder serbeve ne Kosove.
-Nese ndodh ajo qe pritet nga shumica, Gjykata, me nje frike te kuptueshme nga pasojat e vendimeve te saj, nuk do te rreshtohet me asnjeren nga palet. Shume shtete qe kane qendruar menjane debatit per njohjen e Kosoves do te jene me te hapura ndaj ketij opsioni, gje te cilen Serbia e kupton shume mire.
Duke u perballur me renien e perkrahjes nderkombetare per kundershtimin e tij te vendosur, Beogradi ka gjasa te kerkoje hapjen e negociatave me Prishtinen per marredheniet e tyre ne te ardhmen. I pelqeu apo jo, Kosoves do t’i duhet te perfshihet ne bisedime, sepse protektoret e saj perendimore do te insistojne. Ky skenar eshte edhe i rrezikshem, edhe premtues, ndersa do te kete implikime serioze jo vetem per Kosoven dhe Serbine, por edhe per shtetet fqinje, Maqedonine dhe Bosnjen.
Iniciativa e pashprese e Serbise
Duke parashikuar perkrahje te vogel nga Gjykata, Serbia ka filluar qe t’i paraprije nje nisme te re diplomatike. Ndonese fillimisht mund te perpiqen per nje raund tjeter te "nderkombetarizimit" te ceshtjes ne Kombet e Bashkuara, zyrtaret e larte te Beogradit jane duke iu peshperitur zyrtareve perendimore dhe vizitoreve se ata duan nje te arrijne marreveshje per Kosoven. Kjo ne vetvete eshte risi, pas viteve te paraqitjes se kerkesave rreth Kosoves me nje gjuhe rigide dhe emocionale. Perendimi eshte duke veshtruar me vemendje. Por, per diplomatet perendimore eshte e paqarte nese Beogradi eshte i gatshem te beje kompromis me ato kushte qe do ta bejne te mundshem nje rezultat stabilizues. Ndermjetesuesit serbe kembengulin ne tri gjera: ndryshimin e rregullimit territorial dhe kthimin nen administrim te Serbise te rajoneve te banuara me serbe ne Veriun e Kosoves; trajtimin e vecante per disa manastire ortodokse ne Kosove, dhe nje mirekuptim implicit qe Perendimi te mos i lejoje kosovaret te kerkojne teper per kompensim. Disa zyrtare thone se Serbia do te jete e pergatitur ta nderprese fushaten kunder njohjeve te metejshme nderkombetare te pavaresise se Kosoves, dhe ndoshta ta lejoje Kosoven ne OKB, por te mos e njohe ate. Mbetet per t'u testuar se sa e fuqishme eshte kjo pozite. Motivimi i serbeve eshte i qarte: te gjendet zgjidhje per kufijte, gje qe do t’iu mundesonte avancimin e agjendes se tyre te pranimit ne BE, te mos pengohet rrjedhja e ndihmave europiane, si dhe te mbrohen linjat e tyre te brendshme politike. Disa ne Europe pohojne se do te ishte e papergjegjshme te injorohej mundesia per ta hulumtuar fleksibilitetin e Serbise rreth marredhenies se re me Kosoven. Duhet te shmanget nje konflikt i ngrire ne Ballkan, qe do te zgjaste ne kohe te pacaktuar - shperthimit i dhunes koheve te fundit ne veri te Mitrovices, tregon jostabilitetin e ngecjes aktuale ne veri. Zyrtaret europiane do te preferonin te mos e kishin nje konflikt te ngrire te vazhdueshem. Fuqia e diplomacise, politikes dhe politikave ekonomike te tyre, per disa dekada te kaluara ka qene ne kapercimin e ndarjeve kombetare dhe etnike, kurse ata besojne se ne kete proces kane marre mesime te rendesishme, te cilat konvertohen ne taktika te suksesshme diplomatike.
Uashingtoni eshte i interesuar, por edhe ai i frikohet rrezikut dhe destabilizimit. Diskutimet per ndarjen e Veriut te Kosoves krijojne nje atmosfere per mundesine e hakmarrjes se kosovareve te zemeruar ndaj serbeve qe jetojne ne zonat tjera te Kosoves. Ato po ashtu mund ta nxisin komunitetin e tendosur shqiptar ne Maqedoni per t’ia kthyer shpinen Shkupit dhe per t’u bashkuar me Shqiperine dhe Kosoven, me qellim te formimit te nje shteti te perbashket shqiptar.
Ne qofte se ekziston mundesia per te arritur marreveshje, atehere do te kishte kuptim te definoheshin detajet per ta realizuar. Gjithashtu, eshte e logjikshme te thuhet se nje konflikt i ngrire eshte me i mire sesa rrezikimi i perseritjes se dhunes dhe shperberjes se Maqedonise, nese nxitohet te hyhet ne negociata me supozime optimiste te cilat mund te mos japin fryte. Aleatet duhet t’i zgjidhin mospajtimet e tyre dhe te arrijne nje mirekuptim per ate qe do te perbente nje rezultat stabilizues para insistimit ne negociata substanciale ne mes te dy paleve.
Dimensioni Rajonal
Hapi i tyre i pare do te duhej te ishte shqyrtimi i situates rajonale dhe ndikimi i negociatave, duke filluar me Prishtinen.
Kosova eshte e gjallerishme dhe sipermarrese, por politikisht eshte rremuje. Ajo aspiron te jete shtet i pavarur me orientim perendimor, por Qeveria e saj dyshohet per korrupsion dhe ne mase te madhe e ka harxhuar pozicionin e saj moral, si ne popull ashtu edhe ne Perendim. Sundimi i vazhdueshem nderkombetar me se shumti ka deshtuar ne krijimin e institucioneve te nje shteti modern demokratik dhe ka vendosur standarde te uleta ne parandalimin e korrupsionit. Kosova duhet te clirohet nga mentaliteti i varesise qe eshte nxitur nga me shume se nje dekade e dominimit perendimor, por edhe me tej duhet te kete qasje ne ndihmen perendimore dhe keshillimet ne shume sektore. Lideret e Kosoves, pa marre parasysh mospajtimet e tyre te medha te brendshme, mund te bashkohen kur eshte ne pyetje raporti me Serbine. Nuk jane entuziaste per negociatat, por duan qe cfaredo negociatash te perfundojne me Kosoven si shtet i pavarur dhe me rajonin verior te Kosoves, te banuar me shumice serbe, pjese te veten. Ata kane frike se Perendimi, ne padurim per te arritur deri te zgjidhja, do te pranoje negociata te tejzgjatura qe ne fund do te rezultojne me dobesimin e mbeshtetjes per synimet e Kosoves. Politikanet kosovare gjithashtu i frikesohen zemerimit popullor nga ndonje “kompromis” lidhur me ndarjen aktuale de facto te Veriut, qe dominohet nga serbet.
(Vijon neser)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›