Koreja do të lëshojë një rakete me rreze të gjatë veprimi
Seul - Koreja e Veriut po përgatitet të lëshojë një rakete balistike ndërkombëtare me një rreze veprimi e cila mund të arrijë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi jepet sot nga një gazetë koreanojugore, e cila thotë se Koreja e Veriut po përgatitet në të njëjtën kohë të lëshojë të paktën katër raketa me rreze të mesme veprimi.
"ICBM-ja është e mbuluar dhe është e vështirë që të shihet qartë, por duket e ngjashme me Taepodong-2 që u lëshua në muajin prill, por është më e gjatë", shkruhet në gazetën "JoongAng Ilbo", e cila citon një burim të qeverisë.
Zona e lëshimit është rreth 90 kilometra në perëndim të kompleksit qendror bërthamor Yongbyon. Megjithatë ekspertët e armatimit thonë se Koreja e Veriut ende nuk zotëron teknologjinë për të mbushur një rakete me lëndë bërthamore.
Koreja e Veriut lëshoi një raketë me rreze të gjatë veprimi të llojit Taepodong-2 në 5 prill, që u dënua nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe i detyroi ndërkombëtarët të përgatisin sanksione më të forta. Këshilli i Sigurimit tashmë është duke përgatitur një rezolutë të re kundër Koresë së Veriut për testin e saj bërthamor të datës 25 maj.