E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topallli takime në Laç

Laç- Kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetare e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, është ndalur në Laç në takime me banorë, duke deklaruar se "fitorja e 28 qershorit do të jetë më e madhe dhe më e thellë se asnjëherë gjatë kësaj periudhe". Në fjalën e saj, ajo tha se një filozofi dhe botë tjetër, tërësisht e ndryshme, e ndan nga ajo e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

"Sot, këtu nga bashkia juaj i them se fitorja e 28 qershorit do të jetë si fitorja e marsit të vitit 1992, sepse ajo do të jetë më e madhe dhe më e thellë se asnjëherë gjatë kësaj periudhe", u shpreh nënkryetarja e PD-së. Duke iu referuar kryetarit të PS-së, Edi Rama ajo tha se "nga momenti që nuk pranoi të hyjë në listën e deputetëve ai është çuar për të ikur. Është çuar për të ikur që kur votoi kundër rritjes së rrogave dhe rritjes së pensioneve. Ai është çuar për të ikur, sepse nuk pranoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO".

Kryetarja e Kuvendit theksoi se "pavarësisht përpjekjeve të Ramës për të hedhur baltë kundër PD-së, më 29 qershor, në mandatin tjetër, ne do të mendojmë njëlloj. Do të mendojmë për ata që kanë më shumë nevojë, do të mendojmë për rritjen e rrogave dhe për ta bërë jetën më të sigurt".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›