Berisha: Punësimi, prioritet
Elbasan -Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale në Qarkun e Elbasanit. Në një miting madhështor, kryeministri Sali Berisha ka shpalosur programin elektoral të Partisë Demokratike. Ai theksoi se shkonte në Elbasan para qytetarëve me premtime të mbajtura si dyfishimi i rrogave dhe i pensioneve. Berisha u ka premtuar qytetarëve të Elbasanit se katër vitet e ardhshme do të investohen në këtë qark, jo 15 miliardë lekë sa është investuar deri tani, por katër herë më shumë.
“Vij sot këtu me angazhimin tim të plotë se punësimi dhe vetëm punësimi do të jetë përparësia ime më madhore për Elbasanin dhe për Shqipërinë. Në mbi 15 hidrocentrale, ndër të cilët edhe gjigandi i Evropës me 68 km tunel në kaskadën e Devollit, do të punësohen dhjetëra e mijëra qytetarë të këtij qarku. Unë vij sot këtu për t’ju garantuar ju se për ndërtimin e infrastrukturës së këtij rrethi do të punësohen me mijëra të tjerë. Unë vij këtu për t’ju garantuar ju se parku industrial që do ngremë, pasi u vendosën standardet më të mira të mbrojtjes së mjedisit në metalurgjik, çimento e krom, do të punësojë me mijëra e mijëra qytetarë të Elbasanit”-tha kreu i qeverisë shqiptare.
Kryeministri shtoi se nxitja e biznesit do të jetë rruga kryesore e punësimit, dhe për këtë ai ka deklaruar se asnjë biznes nuk do të paguajë asnjë qindarkë të vetme mbi 10%.
"Nga sheshi Elbasanit, në emër të popullit të Elbasanit, do t’i kërkoj zotit Rama, i cili u deklaronte mbrëmë durrsakëve se nuk mund të hynte në Parlament pasi nuk mund të tradhtonte qytetarët. Por, t’ju pyes ju, a është tradhti ndaj jush në se ju votoni drejtuesin tuaj për në parlament? Çfarë tradhtie përbën kjo? Së dyti zoti Rama, destinacioni dhe standardi i këtyre qytetarëve, pavarësisht nga hallet që kanë, është vetëm një; Evropa dhe vetëm Evropa”-tha më tej kryeministri Berisha, duke iu drejtuar kundërshtarit të tij politik.