E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut bën thirrje për bisedime 6-palëshe me Veriun

Presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-Bak ka bërë thirrje për bisedime të reja gjashtë palëshe me Korenë e Veriut. Presidenti tha se kjo nuk është zgjidhje përfundimtare, por një përpjekje për të çmontuar programin bërthamor të Koresë së Veriut me anë të diplomacisë.

Komentet e tij ndjekin një vit të tensionuar mes 2 Koreve, duke përfshirë edhe shkëmbimet e zjarrit mes Veriut dhe Jugut.

Formati i bisedimeve përfshin dy Koretë, Kinën, Rusinë, Japoninë dhe SHBA. Korea e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kishin thënë më parë se bisedimet gjashtë-palëshe nuk mund të rinisnin derisa Veriu të tregonte synim serioz për të ndryshuar.

Presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-bak tha se për komunitetin ndërkombëtar koha është e shkurtër për të bërë progres për t`i dhënë fund kërcënimit bërthamor të Veriut për shkak se Koreja e Veriut ka vendosur 2012 si afatin e saj për t`u bërë një komb i madh, i fuqishëm dhe i begatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›