E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi refuzon propozimin e PS

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 15:18

Propozimi i Partisë Socialiste për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit 2009 është refuzuar me shumicë votash nga Kuvendi i Shqipërisë. Kundër propozimit socialist për formimin e Komisionit Hetues votuan 63 deputetë, 56 ishin për, ndërkaq një abstenoi.

Diskutimi dhe votimi i propozimit, që zgjatën deri në mesnatën e ditës së hënë, e lanë Shqipërinë në krizë politike. Opozita socialiste po kërkon hetimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, e cila gjë nuk kundërshtohet as nga Partia Demokratike në pushtet, megjithëse mosmarrëveshjet mes dy partive kanë të bëjnë me detajet e hetimit.

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, deklaroi se kërkesës së opozitës i mungojnë faktet dhe provat, të cilat i kërkon një vendim i Gjykatës Kushtetuese.

Socialistët kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre e mëhershme për hetimin e fletëvotimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›