Irani ekzekuton spiunin e Mosadit

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 16:10
Raportet nga Irani flasin për ekzekutimin e një personi, i cili është gjetur fajtor për spiunazh në favor të Izraelit.
Mediat zyrtare informojnë se ekzekutimi ndodhi në burgun Evan të Teheranit. Të njëjtat burime theksojnë se i ekzekutuari kishte punuar për shërbimin sekret izraelit për gjashtë vite dhe ishte paguar me 60 mijë dollarë në shkëmbim të informacioneve. Ai ishte arrestuar dy vite më parë.