E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut, jep dorëheqjen kreu i ushtrisë

Kreu i ushtrisë së Koresë së Jugut, Gjeneral Hwang Eui Don, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi ëshë konfirmuar nga zyrtarëve në ministrinë e mbrojtjes.
 

Nuk janë dhënë ende arsyet për dorëheqjen e tij, por ajo çka dihet është se Eui Don është përballur me kritika mbi fitimet që bëri me anë të një marrëveshje prone në Seul.
 

Gjenerali Hwang Eui-don u vu në detyrën e shefit të ushtrisë në qershor të këtij viti. Dorëheqja e tij vjen në mes të tensioneve në rritje pas sulmit të një ishulli të Koresë Jugore nga ana e Koresë së Veriut .
 

Edhe ish-ministri i mbrojtjes Kim Tae-Young dha dorëheqjen për shkak të sulmit, që shkaktoi vdekjen e 4 personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›