Nje gjykates federal Nje pjese e ligjit per reformen shendetesore bie ndesh me kushtetuten

Nje gjykates federal arriti ne perfundimin se nje pjese e rendesishme e ligjit per reformen shendetesore ne Shtetet e Bashkuara bie ndesh me kushtetuten hapi i fundit ne nje proces ligjor per te cilin ekpertet thone se do te perfundoje ne Gjykaten e Larte.
Gjykatesi ne Ricmond te Virxhinias vendosi sot se nje nga klauzolat sipas se ciles nje kerkese qe njerezit te blejne sigurime shendetesore e tejkalon autoritetin e Kushtetuta amerikane i jep qeverise federale.
Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Robert Gibs tha se administrata nuk eshte dakord me vendimin. Ai vuri ne pah se nje gjykate tjeter ne Virxhinia e kishte mbajtur ne fuqi ligjin ne formen qe ishte miratuar.
Kerkesa sipas se ciles shumica e amerikaneve duhet te blejne sigurime shendetesore eshte pjese qendrore e planit per reformen e kujdesit shendetesor sepse kompanite e sigurimeve thone se nuk mund tia dalin qe te paguajne shpenzimet e larta te kurimit per te semuret kronike nese nuk kane kliente te mjaftueshem per ata qe jane te shendetshem.