E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ jep rezultatet paraprake, PDK-ja në krye

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli  rezultatet paraprake të zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovë, të parat që nga shpallja e pavarësisë së saj në shkurt të vitit 2008.

Sipas këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës radhitet e para me 33.5 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 23.6 për qind, lëvizja “Vetëvendosje” me 12.2 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10.8 për qind, Aleanca Kosova e Re me 7.1 për qind, Lidhja Demokratike e Dardanisë m e 3.3 për qind dhe Fryma e Re me 2.2 për qind të votave.

Partitë e opozitës kanë deklaruar parregullsi në zgjedhje dhe kërkojnë rivotim në dy zona që njihen si mbështetëse të kryeministrit Thaçi, ku pjesmarrja në votime rezulton të jetë 95%.

Por vëzhguesit e BE kanë deklaruar se përgjithësisht ata janë të kënaqur me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›