E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bildt: U evitua vrasja e mijëra personave

Ministri i jashtëm suedez, Karld Bildt, tha se falë punës së mirët të autoriteteve u bë e mundur evitimi i viktimave masive, pas sulmeve të një kamikazi në Stokholm.

Në një intervistë për BBC-në, Bildt, tha se nuk e dinte objektivin e sulmuesit, por duket se ai ishte nisur për në hapësirat e mbushura me blerës për Krishtlindje. Si pasojë e një prej shpërthimeve të planifikuara u vra vetë sulmuesi.
 

Zyrtarët kanë thënë se pjesë të lëndës eksplozive të sulmuesit gabimisht ishin aktivizuar më herët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›