E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut njeh shtetin e ri

Koreja e Jugut ka vendosur ta njohe shtetin e pavarur te Kosoves pasi kabineti qeveritar ka vendosur per kete hap. Nje zyrtar i larte jugkorean, i konfirmoi agjencise se lajmeve “Asochiated Press” se qeveria ne Seul eshte duke pritur momentin e pershtatshem per ta publikuar vendimin qe ka marre ne fillim te kesaj jave, per te njohur shtetin e Kosoves.. Deri tani pavaresine e Kosoves e kane njohur te pakten 33 shtete, mes tyre edhe te gjitha vendet e grupit G-7, te cilat perbejne 65 per qind te bruto produktit kombetar ne nivel boteror.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›