E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut plan kundërpërgjigjeje ndaj Koresë së Veriut

Seul- Koreja e Jugut ka hartuar një plan kundërpërgjigjeje ndaj një sulmi të mundshëm të me raketa nga Koreja e Veriut, ku përfshihen edhe sulme ajrore në një bazë ushtarake raketash, njoftoi sot gazeta koreanojugore "Yonhap" duke cituar burime ushtarake. Një projekt i hartuar nga shefat e shtabeve të ushtrisë Koreano Jugore që iu paraqit presidentit Lee Myung-bak përfshin një plan kundërsulmi në rast se Koreja e Veriut lëshon ndonjë raketë me shënnjestër anlijeet luftarake të Jugut që ndodhen në territorest detare të diskutueshme mes dy vendeve, shtoi Yonhap.

Kundërpërgjigja sipas planit do të ishte një sulm i përbashkët dhe i njëtrajtshëm nga toka ajri dhe deti në bazën e raketave të Koresë së Veriut, shtoi Yonhap. Në fund të majit, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja shtuan alarmin ushtarak për Gadishullin pasi Koreja e Veriut shtoi tensionet me kërcënime ushtarake, lëshime raketash dhe një test bërthamor.

Flota e Koresë së Jugut në ditët e para të qershorit dislokoi një anije luftarake me sistem perceptor për raketat pranë kufirit detar të brigjeve perëndimore.

Deti i Verdhë ka qënë arena e dy përplasjeve të përgjakshme mes Koreve rivale gjatë 10 viteve të fundit. Presidenti koreanojugor Lee deklaroi sot se qeveria e tij nuk do të përulet para kërcënimeve të Koresë së Veriut dhe theksoi se Koreja e Jugut ka një mbrojtje të fuqishme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›