Rama premtime Librazhdit
Librazhd -Kreu socalist është ndalur në Librazhd, ku ka prezantuar planin e partisë së tij nëse fiton zgjedhjet parlamentare. Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Librazhdit të bëhen pjesë e bashkimit të madh. Edi Rama tha se është në këtë garë nga atdhedashuria dhe jo nga etja për pushtet. Rama premtoi ritme të reja të zhvillimit të biznesit të vogël në vend, duke premtuar se nuk do të ketë më absurditete si pagat e referencës. Inkurajim të biznesit të huaja për të investuar në këtë vend ka premtuar Rama duke shtuar se qeverisja e pas 28 qershorit do jetë për të gjithë shqiptarët.
“Katër vjet më parë Sali Berisha e kërkoi dhe e mori votën e shqiptarëve për shumë arsye, por njëra ndër këto arsye ishte se premtoi që shqiptarët do të lëviznin pa viza”-tha Rama. “Pra, për fat të keq, për shkak të kësaj politike të vjetër dhe të dështuar, jo vetëm që ne nuk mund të kemi sot viza për të lëvizur lirisht në Evropë, por do të na duhet që edhe për të hyrë në Maqedoni dhe Mal të Zi, të marrim vizë, njësoj si për të shkuar në Francë apo Gjermani. Kjo është politika e vjetër! Ky është dështimi i madh!”-tha kreu socialist.
“Kjo është arsyeja pse unë ju them këtu sot, se ne socialistët nuk ju premtojmë, por angazhohemi që në 2010, t’i heqim kufijtë që e ndajnë nga Evropa dhe të bëjmë që çdo shqiptar e shqiptare, të hyj e të dal lirisht në Evropë e Shqipëri, si qytetar i lirë dhe i barabartë i Evropës”-vijoi më tej Rama.
Punësimi u shpreh kreu i PS është një nga themelet e programit tonë qeverisës, ndaj me votën tuaj të 28 qershorit, ju do t’i jepni jetë këtij programi të ri që u jep zgjidhje të reja shumë prej problemeve tuaja të vjetra.