Dita e tretë e botërorit, radha e Gjermanisë
Gjermania do të luajë sfidën e parë në grupin D përballë Australisë në orën 20:30. Në stadiumin e Durbanit, tre herë kampionët e botës do të synojnë të ruajnë të paprekur rekordin: gjermanët nuk humbasin një ndeshje në grup që nga viti 1994. Mosha mesatare e Gjermanisë është 25 vjeç, më e ulëta e 76 viteve të fundit. Kurse Australia ka një nga skuadrat më të vjetra në botëror, mesatarja e së cilës është 30 vjeç.
Joakim Lëv do të mbështetet te dyshja e sulmit Klose-Kakau, kurse në qendër të mbrojtjes do të luajnë Mertesaker dhe Boateng. Kurse tekniku i “kangurëve”, Pim Verbek, është në dyshim për të aktivizuar yllin e skuadrës, Tim Kahill. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim në qafë dhe ka zhvillyuar stërvitje individuale. Ndërkohë, është riaftësuar në kohë rekord mesfushori tjetër, Herri Kjuell.
Përballja tjetër e grupit D është ajo midis Serbisë dhe Ganës, që do të luhet në orën 16:00 në stadiumin e Pretorias. Përballë njëri-tjetrir janë dy trajnerë serbë: Radomir Antiç i ballkanasve dhe Milona Rajeviç i përfaqësueses së Ganës.
Gjermani – Australi, formacionet e mundshme:
GJERMANIA (4-3-2-1): Neuer; Badstuber, Friedrich, Mertesacker, Lahm; Schweinsteiger, Khedira, Ozil; Muller, Podolski; Klose. Trajner: Low
AUSTRALIA (4-2-3-1): Schwarzer; Wilkshir, Moore, Neill, Chipperfield; Culina, Grella; Bresciano, Cahill, Kewell; Kennedy. Trajner: Verbeek