E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut tregon forcën

Tanke, Helikopterë, avionë ushtarakë dhe qindra trupa morën pjesë në ushtrime, rreth 20 km larg kufirit të armatosur mirë mes dy vendeve.

Tensionet kanë qenë veçanërisht të larta që prej bombardimit te ishullit koreanojugor, Yeonpyeong, nga Koreja e Veriut, gjatë të cilit u vranë katër koreanojugorë.

Presidenti i Koresë së Jugut ka premtuar kundërpërgjigje të menjëhershme kundrejt çdo sulmi të Veriut.

“Kam menduar se durimi do sillte paqe në këtë gadishull, por realiteti nuk qenka i tillë”, theksoi Lee Myung-bak në një komunikatë, pasi kishte vizituar një bazë afër kufirit.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-23 11:19
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›