Ish-ushtarakët protestë para Parlamentit për pensionet

Përfaqësues të shoqatave të ish-ushtarakëve në pension, në rezervë dhe në lirim, duke kërkuar shfuqizimin e aktit normativ të Ministrisë së Financave, ndërkohë që sot po diskutohet në Parlament.
Ky akt është konsideruar si antikushtetues nga ish-ushtarakët. Kryetari i shoqatës, Medi Pogaçe, i bëri thirrje parlamentit shqiptar që të mos e miratojë këtë akt, i cili sipas tij, "iu mohon të drejtën kushtetuese, ligjore dhe morale ushtarakëve në pension, në lirim dhe në rezervë'.
Akti normativ parasheh llogaritjen e pensionit të parakohshëm mbi pagën mesatare referuese neto të çastit. Kjo do të thotë se përfitimi nga pensioni përllogaritet si pjesë e përfitimit faktik mujor nga puna dhe teorikisht nuk mund të jetë më i madh sesa paga neto që një ushtarak apo punonjës policie merrte gjatë kohës që ishte në punë.
Kuvendi i Shqipërisë diskutoi një javë më parë për aktin normativ për sigurimet suplementare të ushtarakëve, ndërkohë që vendimi u shty pas kërkesës së kryetarit të komisionit parlamentar të Ekonomisë, Edmond Spaho, i cili kërkoi më shumë kohë për shqyrtimin e draftit. /S.Lleshi/Start/
2010-12-23 11:08
[