E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Senati miraton “START”-in

Traktati i ri i Reduktimit të Armëve Strategjike, ose “START”-i i ri, u miratua me 71 vota pro dhe 26 kundër. Shumë republikanë iu bashkuan demokratëve në mbështetje të traktatit. Për miratimin e kësaj marrëveshje nevojiteshin 2/3 e votave të Senatit.

“Kjo është marrëveshja më e rëndësishme në kontrollimin e armëve bërthamore në këto dy dekadat e fundit”, theksoi Presidenti Obama.

Ky traktat u nënshkrua nga Obama dhe homologu i tij rus, Dmitri Medvedev në muajin prill, pas skadimit të “START”-it të vjetër, nënshkruar 20 vite më parë.

Traktati lejon inspektim të ndër sjelltë të dy vendeve në arsenalin bërthamor të tjetrit, si dhe reduktimin e mbushjeve bërthamore në 1550 dhe numrin e raketave në 700.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-23 11:08
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›