Koreja e Jugut,tërheq trupat nga Iraku

Koreja e Jugut, një nga tre vendet me kontigjentin më të madh në Irak, përfundoi misionin e saj në vend duke tërhequr në shtëpi të gjitha trupat që kontribuan në "Sigurinë e Irakut". Mijëra trupat koreano jugore u pritën në aeroport me një ceremonië zyrtare, lule, teksa një dhe një bandë frymore luante pjesë muzikore.Vendimi për tërheqjen e pranisë ushtarake në Irak ishte marrë më parë nga qeveria e Seulit e cila vendosi të mos vazhdojë më misionin. "Divizionet Zaytun dhe njësitë Dayman përfunduan me sukses misionin e tyre, të dhënë nga qeveria, për të rindërtuar paqësisht Irakun, the kthehen në Seul', Park Sung-ëoo, komandanti I divizionit Zaytun. Koreja e Jugut dërgoi në vitin 2004, 3600 ushtarë në Irak, duke pasur praninë më të madhe atje pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ushtarët e kthyer në vend thanë se ishin shumë të gëzuar shikonin sërish familjet dhe takonin miqte e tyre pas përfundimit të misionit. "Jam shumë i gëzuar për kthimin në Korenë e Jugut, dhe shumë l lumtur që do jem sërish pranë familjes time. Jam krenar për veten dhe shokët e mi" tha një ushtar 21-vjeçar.