E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë ndërkombëtaret, 400 milion euro humbje

Prishtinë - Nga hetimi i dy grupeve të pavarura nga BE dhe OKB për sa i përket parave të shpenzuara në Kosovë, ka rezultuar se humbjet arrijnë deri në 400 milionë euro. Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, e cila publikoi e para lajmin, paratë e vjedhura kanë qënë të llogaritura për tu investuar në sektorin energjetik. Krahas grupeve të pavarura të Bashkimit Evropian dhe OKB-së pjesëmarrës në hetimin e mëse 50 rasteve të dyshuara për korrupsion kanë qënë edhe Policia Financiare Italiane.

“OKB ka lejuar korrupsionin dhe mashtrimin. Miliona pa numër të tatimpaguesve nga vende të BE-së janë vjedhur pa gjurmë, ndërsa fajtorët shëtisin të lirë", citon gazeta “Die Welt” zëdhënësen e Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Evropian, Ingre Gressle.

Qe nga viti 1999, për rindërtimin e Kosovës janë shpenzuar rreth 3 miliardë euro të tatimpaguesve evropianë, ku bashkangjitur shumës prej 1 miliardë euro qe është parashikuar të investohet deri në vitin 2011, e rendit këtë të fundit si vendin qe është investuar më shumë se kudo tjetër jashtë Bashkimit Evropian. Në raport, bëhet e ditur gjithashtu se raste korrupsioni dhe keqpërdorimi janë hasur edhe gjatë rindërtimit dhe investimeve në Aeroportin e Prishtinës, kryesisht gjatë procedurave të organizimit të tenderave. Në të dyja raportet paralajmërohet se në Kosovë, korrupsioni dhe mashtrimi hasën në mënyrë të vazhdueshme.

Një grup i përbashkët hetimor nga Autoriteti i BE-së kundër Korrupsionit dhe Mashtrimit, i përbërë edhe nga hetues të Kombeve të Bashkuara dhe Policia Financiare e Italisë ka hulumtuar 50 raste të dyshuara për korrupsion dhe mashtrim parash.

Në dymbëdhjetë raste është dëshmuar veprimtari kriminale, thuhet ne raportin e fshehte të këtij grupi hetimor. Në 27 raste janë konstatuar parregullsi të procedurave dhe shkelje të rregullave të Kombeve të Bashkuara.

Dy raporte të pavarura, një i BE-së dhe tjetri i OKB-së paralajmërojnë se korrupsioni dhe mashtrimi në Kosovë janë përditshmëri. Sipas këtyre raporteve një pjesë e madhe e parave ka humbur kanaleve të errëta.

“OKB ka lejuar korrupsionin dhe mashtrimin. Miliona pa numër të tatimpaguesve nga vende të BE-së janë vjedhur pa gjurmë, kurse fajtorët shëtisin të lirë", citon Die Ëelt zëdhënësen e Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Evropian, Ingre Gressle.

Sipas raportit, keqpërdorim dhe vjedhje janë bërë edhe gjatë rindërtimit dhe investimeve në Aeroportin e Prishtinës. Manipulimet janë bërë kryesisht gjatë shpalljes se tenderëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›