E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teixeira ofron mbështetjen e Portugalisë për Kosovën

Prishtinë -Ministri i Mbrojtjes i Portugalisë, Nuno Severiano Teixeira, gjatë vizitë që po zhvillon në Prishtinë, u shpreh i sigurt për të ardhmen e Kosovës si shtet i fuqishëm multietnik e demokratik sot në Prishtinë. Teixeira ka zhvilluar një takim me presidenti Fatmir Sejdiu, ku ka theksuar se Portugalia është shumë e përkushtuar që nga fillimi i procesit, jo vetëm në nivelin politik por edhe ushtarak.

"Portugalia tashmë e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe jemi të sigurt se Kosova do të konsolidohet si një shtet i fuqishëm multietnik dhe demokratik", tha ministri portugez i Mbrojtjes.

Presidenti Sejdiu falënderoi për mbështetjen që Portugalia i ka dhënë Kosovës "në procese të gjata kohore dhe për rolin e saj të veçantë në kohën e udhëheqjes së saj me Bashkimin Evropian si dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës në një moment jashtëzakonisht të veçantë dhe vendimtar".

Gjithashtu, presidenti Sejdiu e vlerësoi përkushtimin e veçantë që ka Portugalia për mbështetjen e mëtejme të Kosovës në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian, EULEX-it dhe KFOR-it, si dhe në procese të tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunime në nivele ekonomike, politike dhe të tjera. Ministri portugez i Mbrojtjes është pritur edhe nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›