Gaza, vritet një militant nga një sulm ajror i izraelitëve
Një militant palestinez u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit, të martën në Rripin e Gazas.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite konfirmoi sulmin ajror që u zhvillua, por nuk dha asnjë hollësi të mëtejshme. Punonjësit mjekësorë palestinezë thanë se pesë persona u përfshinë nga një sulm ajror në qytetin Khan Younis, ku njëri prej tyre gjeti vdekjen nga plagët e marra.
Një grup militantësh në Gaza tha se sulmi ishte shënjestruar për pjesëtarët e saj.
Viktima është e para e konfliktit izraelito-palestinez për këtë vit. Izraeli vrau gjashtë militantë në dy incidente të ndryshme në Gaza dhe në Bregun Perëndimor vonë në dhjetor.
Dhuna në Gaza është ushtruar më e kufizuar në krahasim me luftën që ndodhi vitin e kaluar një vit më parë, ku u vranë 1400 palestinezë dhe 13 izraelitë.
Shumica e sulmeve të fundit ajrore të Izraelit në Gaza kanë pasur si destinacion tunelet e përdorura nga militantët për kontrabandë nga Egjipti, dhe nuk kanë shkaktuar shpesh ndonjë të plagosur.