E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Kosova duhet te permbushe planin 6 pikesh

Kremlini

Prishtinë, 19 mars, 12: 10, NOA - Prishtina duhet të përmbushë marrëveshjen e arritur mes Beogradit dhe OKB-së, që përfshihet në planin gjashtëpikësh. Ky është qëndrimi i Moskës zyrtare, i shprehur përmes ambasadorit të saj në Beograd, Aleksandar Konuzin.
Diplomati rus është cituar nga mediat serbe të ketë thënë se Kosova është problemi i vetëm, për të cilin Rusia nuk mund të gjejë gjuhë të përbashkët me SHBA-të. Por ai ka siguruar popullin “vëlla” serb se Moska nuk e ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e saj.
Konuzin ka thënë se pozicioni rus ndaj Kosovës vendoset në Beograd. “Rusia do të përkrah pozicionin e qeverisë Serbe, e cila bartë përgjegjësi ndaj popullit serb”, është shprehur ai.
Sa i përket EULEX-it, Konuzin konsideron se detyrë e këtij misioni është kryesisht zbatimi i Planit të Ahtisaarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›