SHBA, Kongresi do të hartojë ligj mbi shpërblimet e korporatave
Ligjvënësit amerikanë shprehën zemërim mbi miliona dollarët në shpërblime që dha kompania e sigurimeve, American International Group, AIG. Dëshmia e drejtorit ekzekutiv të kësja kompanie u zhvillua në një moment, kur Kongresi po harton legjislacionin, për të rimarrë paratë qeveritare që u shpërndanë nga kompania. Ligjvënësit demokratë njoftuan se Dhoma e Përfaqësuesve do të shqyrtojë një masë për të vendosur një taksë deri në 90% për shpërblimet e dhëna nga kompania AIG me fondet qeveritare. Kreu i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Etikat e Punës, Çarli Rejnxhëll, thotë se ky hap është një përpjekje për të vënë në vend dëmet e shkaktuara nga bota e financës.