Shkaterrohet banda e droges ne SHBA, kreret i kishte shqiptare

Uashington, 19 mars, 11:58, NOA - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shkatërruar një bandë kriminale, për të cilën FBI beson se krerët e saj kanë qenë dy shqiptarë, banues në Nju Xhersi: Myfit Dika dhe Kujtim Lika.
Sipas të dhënave, banda përbëhej nga shqiptarë, kosovarë dhe amerikanë, të cilët ushtronin trafik ndërkombëtar droge, steroidësh, cigare kontrabndë dhe produkte të tjera false.
FBI pohon se 17 prej të dyshuarve si anëtarë të kësaj bande janë arrestuar ditët e fundit, 4 prej tyre ishin në burg ndërsa 5 të tjerë janë ende në kërkim.
Zyrtarët bëjnë të ditur se grupi vepronte në disa qytete në veri të Nju Xhersit si në Bruklin, Nju Jork, por mësohet se kishte lidhje dhe me grupe kriminale në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Kanada si dhe në disa shtete të tjera të SHBA-së.
Gjatë operacionit FBI sekuestroi më shumë se 500 mijë dollarë, si dhe dy aeroplanë të cilët dyshohet se përdoreshin për të transportuar drogën dhe lëndët e tjera të kontrabandës.
n.e/NOA