E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut, delegacion në varrimin e ish-presidentin koreano jugor

Koreja e Veriut do të dërgojë një delegacion në funeralin e ish-presidentit të Koresë së Jugut, Kim Dae-Jung, i cili u nda nga jeta të martën dhe do të mbahet mend për përpjekjet e tij në përmirësimin dhe zbtujen e maRrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje. Vendi komunist i Koresë së Veriut, i ka dërguar një letër anëtarëve të stafit që do të merret me ceremoninë mortore të Kim, duke i informuar ata për këtë plan dhe për vizitën, informon agjensia prestigjioze e lajmeve CNN. Kim Dae Jung, ishte president i Korese se Jugut nga viti 1998 deri në 2003, dhe vdiq të martën në një spital të Seulit pas një ataku kardiak. Ai ndodhej në spitalin Severance prej më shumë se një muaji dhe po kurohej nga pneumonia. Ish presidenti, gjatë kohës që ishte në detyrë, u takua me liderë të vendeve perëndimore për të siguruar përkrahjen e tyre për të ashtuquajtrën "politikë e shkëlqimit", që konsistonte në rivendosjen dhe përforëcimin e marëdhënieve me Korenë e Veriut. Pika kulminante për Kim si presidenti erdhi në vitin 2000 kur ai u takua me liderin kroeano verior Kim Jong Il, duke u bërë kështu lideri i parë koreano jugor që e realizoi një gjë të tillë që pas përfundimit jo zyrtar të Luftës së Dytë Botërore në 1953. Po gjatë këtij viti, Kim fitoi edheC cmimin Nobel për Paqen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›