Koreja e Veriut dënon dy gazetaret amerikane
Phenian - Koreja e Veriut shpalli fajtore dy gazetaret amerikane, të cilat ishin arrestuar që prej muajit mars për hyrje të paligjshme në territorin e saj. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve KCNA, e cila thotë se gazetaret janë dënuar me 12 vjet punë të detyruar në burg.
Euna Lee dhe Laura Ling punon si reportere në televizionin amerikan “Current TV”. Ato ishin duke realizuar një reportazh në kufirin mes Koresë së Veriut dhe Kinës në momentin e arrestimit nga autoritet e vendit komunist. Gjyqi ndaj tyre nisi që të enjten e kaluar.
"Gjykata konfirmoi krimin e rëndë që dy gazetaret kryen ndaj kombit korean dhe shkeljen në mënyrë të paligjshme të kufirit, pasi ata u dënuan 12 vjet riedukim përmes punës së detyrueshme", njoftoi agjencia KCNA përmes një buletini të shkurtër.
Sipas ligjeve të Koresë së Veriut, shkelja e paligjshme e kufirit parashikon një dënim me 10 apo më shumë vjet punë të rëndë të detyrueshme.