Milo: Veriu pa investime
Kukës- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral u ndal në qytetin e Kukësit ku u takua me anëtarë dhe simpatizantë të Demokracisë Sociale. “Ju ftoj të votoni për Demokracinë Sociale si një nga segmente më përfaqësuese të këtij koalicioni, të votoni sepse tek Demokracia Sociale të jeni të sigurt se do të keni një mbështetje të fuqishme për zhvillimin e trevave tuaja. Një mbështetje të fuqishme për ta nxjerë këtë zonë nga prapambetja, një mbështetje të fuqishme për integrimin e saj në të gjitha trevat mbarë shqiptare në rajon dhe në Bashkimin Evropian”-theksoi Milo.
Ai shtoi se kuksianët dhe të gjitha territoret për rreth liqenit, kanë patur dëme materiale të pa shpërblyera. “Ne premtojmë se në qeverisjen tonë do ti shikojmë dhe do ti vlerësojmë me shumë ndërgjegje dhe me shumë përkushtim, me qëllim ashtu siç po dëmshpërblehen qytetarët shqiptarë për pronat që kanë humbur, edhe kuksianët edhe tropojanët dhe hasianët duhen të dëmshpërblehen për të gjitha ato humbje material që kanë patur”-tha më tej ai.
Milo tha se Kuksi, Hasi dhe Tropoja janë ndër zonat më të prapambetura të vendit dhe “ky është një obligim i madh i të gjithë politikës shqiptare, se në këto treva duhet të ketë investime më të mëdha, më të prekshme, jo vetëm në rrugë, por duhet të ketë investime të tjera, me qëllim që njerëzit të punësohen këtu, me qëllim që njerëzit të mos e kenë mendjen të largohen nga këto treva të cilat përmes infrastrukturës dhe investimeve do të bëhen vende më të bukura sepse natyra u ka falur shumë bukuri që duke i kombinuar dhe me investimet dhe me punësimin dhe me zhvillimin këto treva do të bëhen ashtu siç e meritojnë të jenë me siguri nesër ura bashkëpunimi”.