E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut dhe Irani: "Po" bashkëpunimit me Obamën

Koreja e Veriut dhe Irani, dy
vende të cilat kanë am
bicie të theksuara
bërthamore dhe kanë qenë në
qendër të konflikteve e krizave të
kohëve të fundit, kanë dhënë dje
sinjal se janë të hapura për çdo lloj
iniciative të re nga Presidenti i ri
amerikan, që do t‘i shërbejë çtensionimit
të situatës. Një gazetë koreanoveriore,
që konsiderohet si
zëdhënëse e partisë, shkruante
dje se regjimi komunist është i
gatshëm të heqë dorë nga ambicia
bërthamore, nëse Shtetet e
Bashkuara do të pranojnë kushtet
e vendosura nga Koreja e Veriut,
mes të cilave është edhe vendosja
e marrëdhënieve normale diplomatike
mes të dyja vendeve.
Ndërsa për sa i përket Iranit,
burime nga Teherani zyrtar shprehen
se janë të gatshme për
mënyra të reja të zgjidhjes së konflikteve,
ndryshe nga ato të Presidentit
të mëparshëm amerikan,
Bush. Këto reagime erdhën pas
fjalës inagurale të Obamës, në të
cilën ndër të tjera thuhej shprehimisht
në lidhje me mënyrat e
reja të marrëdhënieve mes
vendeve: "Me miqtë e vjetër, apo
armiqtë e dikurshëm, do të
punojmë pa u lodhur që të
shmangim rrezikun bërthamor.
Atyre që vijnë në pushtet përmes
mashtrimit dhe korrupsionit, u
themi se këtë herë jeni në anën e
të humburve, por se ne do t‘ua
zgjasim dorën e ndihmës, nëse
do të jeni të gatshëm të ndryshoni".
Për sa i përket Koresë, ajo i ka
parashtruar kushtet e saj që gjatë
periudhës së tranzicionit dhe aktualisht
është në pritje të reagimit
të Uashingtonit. Artikulli i
gazetës konsiderohet si një refle-
ktim i qeverisë së vendit komunist
në lidhje me krizën
bërthamore. Në të njëjtën pozitë
pritëse është edhe Irani, i cili ka
bërë të ditur se është në pritje të
veprimeve konkrete të Uashingtonit,
gjithsesi ka shprehur
gatishmërinë për bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›