Koreja e Veriut hiqet nga mbeshtetesit
Shtetet e Bashkuara e hoqen Korene e Veriut nga lista e shteteve qe mbeshtesin terrorizmin, ne kembim te nje plani verifikimi qe i lejon Shtetet e Bashkuara dhe vende te tjera pjesemarrese ne bisedimet berthamore te vezhgojne procesin e carmatimit te vendit komunist. Departamenti amerikan i Shtetit i beri te njohura hollesite e marreveshjes te shtunen, pas nje dite diskutimesh intensive mes ShBA-se dhe 5 vendeve te tjera te angazhuara ne bisedime. Zedhenesi Shen Mekormack tha se Pheniani permbushi te gjitha kerkesat e parashtruara nga Shtetet e Bashkuara lidhur me procesin e verifikimit te carmatimit berthamor te Korese se Veriut. Sipas marreveshjes se re, Koreja e Veriut do te lejoje vezhgimin e pasurimit te plutoniumit dhe uraniumit.